Në një video të shpërndarë në Instagram shihen duke u puthur e duke u përqafuar Fifi e Graniti, dy banorët e “Big Brother VIP”.
Ka qenë faqja “Vipat e Bllokut”, që e ka publikuar videon në fjalë. Aty shihet Fifi duke e përqafuar dhe puthur në qafë Granitin.
Por siç duket këtë moment ia ndërperu Donaldi pasi ai hyn aty për t’i lënë disa valixhe dhe në atë moment Fifi largohet nga Graniti.
“Kur futesh padashje në dhomën e gabuar”, është përshkruar videoja nga faqja që e ka publikuar videon.
Përndryshe Graniti dhe Fifi janë pajtuar që të mbesin shokë, edhe pse kohë pas kohe i vazhdojnë flirtet me njëri-tjetrin.


