Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e NISMA-s Social Demokrate për rinumërim të votave në Podujevë, kjo sipas pretendimeve për manipulim të votave, nga ana e kandidatit për kryetar Xhemajl Hasani.
Sipas PZAP-së ankesa e bërë nga NISMA është refuzuar sepse ky subjekt politik nuk ka paraqitur asnjë dëshmi mbi pretendimet e tyre.
“Më datë 29.10.2021, PZAP ka pranuar apelin Anr. 723/2021 nga subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, dega në Podujevë, me të cilën pretendon se kanë dyshime të mëdha se votat për kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës janë keqpërdorur nga komisionerët pothuaj se bë të gjitha vendvotimet”, shkruhet në vendimin e PZAP-it.
Në vendimin e PZAP-së tregohet se NISMA pretendon se ky manipulim është bërë për shkak se kjo parti nuk ka pasur komisioner në çdo vendvotim.
“Parashtruesi i ankesës shton se Subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, nuk ka pasur komisionet në çdo vendvotim dhe se nga kjo arsye iu janë abuzuar votat e tyre, prandaj kërkojnë rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet. Kërkojnë që fillimisht të numërohen votat e Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate në QV 1818E, në Orllan, me qëllim që të vërtetohet dallimi i votave dhe pastaj të bëhet rinumërimi në të gjitha Vendvotimet në Komunë e Podujevës”, citohet në vendimin e PZAP-it.
KËTU e gjeni vendimin e plotë.
