Të fundit

Busquets konfirmon transferimin e Kessie

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka konfirmuar se Franck Kessie do të transferohet në “Camp Nou”.

I pyetur nga media spanjolle, Busquets ka thënë se ndjehet i lumtur me transferimin e tij në Barcelonë.

“Jam i lumtur që kam një ekip më të fortë dhe që njerëzit duan të vijnë këtu. E kam parë duke luajtur. Ai është fizikisht i fortë, nuk humb shumë topa, e mban topin mirë… Jam i sigurt se do të bëjë mirë dhe do të na ndihmojë”, tha Busquets.

Kessie tashmë i ka kaluar testet mjekësore me gjigantët e La Ligës. 25-vjeçari i’u bashkua Milanit në një marrëveshje prej 24 milionë eurosh nga Atalanta në vitin 2019.

Ai ka shënuar 36 gola në 214 paraqitje me kuqezinjtë gjatë kohës së tij në klub, duke dhënë 16 asistime.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci