Të fundit

Makinat afër Kievit lëvizin në rrugët e mbushura me mina

Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaq makinat duke lëvizur me kudes reth inave tokësore të vendosura në rrugë.

Siç raportohet kjo rrugë mendohet të jetë E373 pranë fshatit Potashnya, në veri-perëndim të Kievit.

BBC nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur se kush i vendosi minat ose pse, por kërkuan mendimin e një analisti ushtarak.

Justin Crump, shefi ekzekutiv i kompanisë së vlerësimit të rrezikut Sibylline, ishte më parë një komandant tankesh i Ushtrisë Britanike.

Crump thotë se ato duken të jenë mina antitank TM-62M të epokës sovjetike, që mbajnë rreth 7.5 kg eksploziv dhe janë relativisht efektive në dëmtimin e automjeteve të blinduara.

Ai thotë se minat shpërthejnë vetëm kur i nënshtrohen presionit të konsiderueshëm.

Të dyja palët po përdorin mina në këtë zonë për të parandaluar lëvizjen në fushën e betejës, por, pavarësisht se kush i vendosi minat, Crump thotë: “Kjo është një fushë e minuar joefektive, e vendosur kryesisht për efekt”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci