Të fundit

Vuçiq për ambasadorin e ri amerikan: Ishte një bisedë ‘korrekte’

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ka pasur një bisedë “korrekte” me ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill dhe se pret përmirësim të bashkëpunimit dypalësh.

“Kam pasur një bisedë të mirë me Hillin. “Ne duhet të punojmë dhe të kuptojmë dallimet mes nesh (Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara),” tha Vuçiq për RTS, raporton Danas, transmeton Paparaci.

Ai tha gjithashtu se Industria e Naftës e Serbisë (NIS) tashmë ka rënë nën sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe se Serbia tashmë është duke biseduar me përfaqësuesit e BE-së për importet e naftës, të cilat sipas tij, do të “zgjidhen”.

“Besoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur ekonominë në vendin tonë me politikë të mençur dhe jam i lumtur që Serbia me përgjigjen e saj ndaj Rusisë ka treguar se mund të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare pa justifikime dhe falje”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se Serbia nuk merr pjesë në “histerinë” që ekziston në “vende të caktuara”, por se  ka treguar “pjekurinë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci