Të fundit

MD: Do të ulen tarifat e përmbaruesve privat

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në hapjen e grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesve privat, ka njoftuar se kjo ministri do t’i ulë tarifat e këtyre përmbaruesve.

“Në mënyrë që të bëhen ndryshimet e duhura, tha Sallahu, Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale ka kryer analizën e studimit të kostove të shërbimeve përmbarimore nga përmbaruesit privat, si dhe analizën krahasuese të shërbimeve të përmbaruesve privat të Kosovës me ato të vendeve të rajonit, Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë rishikim të tarifave, respektivisht ulje të tyre”, njofton ministria.

Tutje në njoftimin e ministrisë theksohet se Sallahu ka bërë të ditur se krahas procesit të rishikimit të tarifave, Ministria e Drejtësisë  ka finalizuar edhe ndryshim plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i cili adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim  të garantimit të  funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve.

“Zëvendësministri Sallahu theksoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimit të transparencës, llogaridhënies dhe profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat të Kosovës dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, shkruhet tutje në njoftim.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci