Gjykata e Stambollit ka shqiptuar dënimin me 16 vite e 8 muaj burg për aktorin e njohur të telenovelave Adnan Koç apo ndryshe siç e njohim edhe Behram Pasha në serialin si “Sulejmani i Madhërishëm”.
Në vitin 2018 gjatë një operacioni anti-drogë në qyetin e Atasehir ai bashkë me vëllain e tij dhe disa të tjerë aritën t’i iknin këtij aksioni, por edhe plagosën disa policë.
Sipas raportimeve të mediumit turk “Sabah“, krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për “tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë”.
Sipas kodit penal turk kjo akuzë konsiderohet e rëndë, akuzë e cila i ka rënduar vitet e burgimit.
Koç ka luajtur në një numër të madh telenovelash turke, një pjesë e të cilave, përfshirë “Sulejmanin e madhërishëm” ku kishte rolin e Behram pashës, serial ky i transmetuar në audiencën shqiptare.
