Këngëtarja me famë ndërkombëtare Emeli Sandé, e cila njihet për këngën e saj “Next To Me” ka treguar për marrëdhënien e saj me një grua.
35-vjeçarja e cila ishte e martuar më parë më biologun detar Adam Gouraguine në vitin 2012 është divorcuar dy vjet më vonë.

Sipas gazetës britanike “Metro” ajo ka rënë në dashuri me një pianiste.
“Ne u njohëm përmes muzikës. Dhe patjetër që ndihem më e lumtur se kurrë. Nëse nuk je me dikë që të mbështet prapa skenave, është shumë e vështirë. Tani ndihem shumë e plotësuar.”
“Gjithmonë do ta dua muzikën dhe karrierën time por tani ndjej se mund ta shijoj jetën dhe të jem vërtet e lumtur”, tha këngëtarja.
Kjo marrëdhënie e ka frymëzuar këngëtaren për krijimin e albumit të ardhshëm Let’s Say For Instance, që do të publikohet më 6 maj.
