Nuk dihet nëse është shkaka për ditën e gënjeshtrave, apo drama e trekëndëshit të dashurisë, Bora – Donald dhe Beatrix, tashmë po kalon në skenën muzikore.
Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj, të dyja, njëra pas tjetrës kanë paralajmëruar se do të publikojnë këngë.
E para ishte Bora Zemani e cila në Instagram ka shkruar se sonte (e premte) në orën 20:00 ka një befasi për fansat – këngën e saj më të re “Nuk jam si ti”.
View this post on Instagram
Vetëm pak minuta më vonë, edhe Beatrix publikoi një postim në Instagram duke paralajmëruar në të njëjtën kohë një këngë me titullin “As unë si ti”.
View this post on Instagram
Nuk dihet nëse kjo është shakaja që Bora dhe Beatrix kanë përgatitur për 1 prill, mirëpo këto paralajmërime vijnë pasi ish i dashuri i tyre, Donald Veshaj, publikoi një këngë, që me rreshtat e saj dhe një shenjë në fund të klipit aludohej se ishte për Bora Zemanin.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë në lidhje për më shumë se dy vite. Ata u ribashkuan derisa aktori Veshaj ishte në edicionin Big Brother Albania Vip. Por, më vonë, ai nisi brenda shtëpisë një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila raportohet se nuk zgjati as 24-orë pas daljes së Veshajt nga shtëpia.
Beatrix, e cila ishte eleminuar më herët nga Big Brother Vip po e priste e gjykuar nga ndjekësit e çiftit Bora – Donald, me një këngë që ia kishte dedikuar të dashurit të saj.
