Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit B.S., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Prokuroria njofton se, më 01 nëntor 2021, në Gjakovë, në afërsi të parkut të qytetit, i pandehuri, i mitur, B.S., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin Sh. Th.
Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur pas një fjalosjeje që kishin pasur dy ditë më parë.
“Më 01 nëntor 2021, në Gjakovë, në afërsi të parkut të qytetit, i pandehuri, i mitur, B.S., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin Sh. Th. Rasti ka ndodhur pas një fjalosje që kishin pasur dy ditë më përpara, dhe më 01 nëntor 2021, gjatë takimit të tyre të përbashkët, ndodh një rrahje mes tyre, e më pas i pandehuri me një mjet të mprehtë (thikë), e godet të dëmtuarin disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njofton prokuroria.
Me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari gjendet në ndalim nga data 01 nëntor 2021.
