Granit Cana është njëri ndër personazhet më të diskutuara në edicionin e BBV-së. Ai bëri bujë për shkak të raportit të tij me këngëtaren Fifi.
Disa javë më parë ai ka postuar disa foto në Instagramin e tij ku ka lënë të kuptohet se për pak kohë do kemi mundësi ta shohim në rolin e moderatorit. Postimi i dytë na zbuloi emrin e formatit si dhe televizionin ku ka zgjedhur të sfidojë veten.
“Big Bang vjen së shpejti…” ka shkruar ish-futbollisti simpatik ku ka etiketuar dhe televizionin “Dukagjini RTV”, të cilët mesa duket i kanë bërë ftesën për t’ju bashkuar.
View this post on Instagram
