Të fundit

Dalin në shitje gjërat personale të këngëtares së ndjerë

Gjërat personale të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse mund t’i bëni tuajat pasi ato janë të disponueshme për shitje në ankand. Aksionerë të ndryshëm shprehen se kjo është një mundësi që vjen një herë në jetë për fansat e Amy, të koleksionojnë disa nga gjërat më me vlerë që ajo i ka poseduar kur ishte gjallë.

Fustani, të cilin ajo e veshi në daljen e fundit në skenë është në shitje këtë fundjavë, gjithashtu edhe çanta e famshme e markës Moschino, të cilën ajo e përdori si aksesor në Brit Awards 2007.

Përveç këtyre gjërave të lartpërmendura, fansat e saj mund të bëjnë të tyren edhe gjëra tepër personale të jetës së këngëtares. Bëhet fjalë për një kartolinë ditëlindjeje dhuruar nga Adele dhe një palë kpucë baleti.
Pothuajse gjithë këto gjëra të së ndjerës kapin shifrën prej 1milion paundësh dhe mund t’i gjeni në ankandin e Julien në Beverly Hills.

I gjithë ky fitim nga shitja e tyre do të shkojë në fondacionin e ngritur nga prindërit e këngëtares pak kohë pas vdekjes së saj.

Amy Winehouse ndërroi jetë më 23 korrik të vitit 2011 nga mbidoza e akoolit dhe drogave të ndryshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci