Të fundit

Tollovi në ndeshjen e Superligës, dyshohet se është sulmuar portieri

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, dyshohet se është sulmuar nga tifozët e Gjilanit në ndeshjen që dy skuadrat zhvilluan ndaj njëra-tjetrës të dielën në stadiumin “Agim Ramadani” në Gjilan.

Ai pësoi një lëndim pas hyrjes në fushën e lojës të një numri të madh tifozësh të Gjilanit. Tifozët vendës “pushtuan” terrenin e blertë pas shënimit të golit të barazimit për 1-1 nga skuadra e tyre.

Auto-ambulanca zbarkoi në fushën e lojës për të transportuar portierin Frashëri në spital, tregojnë pamjet e transmetimit të ndeshjes.

Golin e barazimit e realizoi portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, pas një rivënie nga këndi në minutën e fundit të takimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci