Të fundit

Bashkimi zbulon arsyen e ndarjes me Alvisën

Bashkimi dhe Alvisa janë dy ish-konkurrentët që dolën çiftë nga ky edicion i “Për’puthen”.

Por pas daljes nga programi lidhja e tyre nuk zgjati edhe shumë.

E kurreshtja e fansave për të dy ish-konkurrentët ishte arsyeja që e çoi këtë lidhje drejt ndarjes.

Së fundi Bashkimi ishte i ftuar në emisionin “Kosovë Shoë”, ku ka zbuluar arsyen kështu duke i dhënë fund një herë e mirë kurreshtjes së të gjithë fansave.

Bashkimi ka zbuluar se aryset e ndarjes ishin disa gjëra të vogla që u bënë të mëdha, ndërsa zbuloi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Alvisën pas ndarjes.

“Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marr shumë komente. Kam preferuar që më mirë mos të kemi kontakte”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci