Dua Lipa dhe sukseset e saj në arenën e muzikës ndërkombëtare po shtohen çdo ditë.
“Levitating” është hiti i fundit i këngëtares me prejardhje shqiptare, me të cilin po thyen rekorde.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një Instastory.
Në postim thuhet se kënga “Levitating” po vazhdon të qëndrojë edhe këtë javë në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100”.
Kjo e bën Dua Lipën të jetë një ndër femrat e para që qëndroi në në këtë top-listë në pozitat para, me 41 në total.

Dua ka grumbulluar mbi 393 milionë klikime në YouTube nga tetori i këtij viti, kur u publikua kënga. Kënga e saj “Levitating” është bashkëpunim me DaBaby.
Ndërkaq, Dua ka bërë edhe këngën “Cold Heart”, bashkëpunim ky me këngëtarin e njohur britanez, Elton John.
Dua përveq si këngëtare, në ekran do të shfaqet edhe si aktore, pasi ka filluar xhirimet e filmit të saj të parë.
