Të fundit

Kurti harron fjalët e tij – keqpërdor veturat zyrtare për fushatë elektorale

“Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë, e nëse del prej xhipit të këqyrë mrrolshum truproja e tij, se truproja e tij e din edhe më mirë se na se qytetarët kanë arsye më shumë më i bë diçka atij politikani”, ishin dikur fjalët e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vitin 2013, i cili nëpërmjet këtij fjalimi i kritikonte pushtetarët e asaj kohe për mënyrën se si përdornin veturat zyrtare për fushatë elektorale dhe jo vetëm.

Por, 8 vite më vonë, kur ai tani është shef Qeverie, po vepron pothuajse në të njëjtën mënyrë si paraardhësit e tij.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje kohët e fundit është parë që përmes resurseve zyrtare po bën fushatë për zgjedhjet lokale të këtij viti, pikërisht me veturat e shtetit, që dikur ai “i kritikonte” të tjerët në këtë aspekt.

https://twitter.com/besnikzki/status/1455588683998904325?s=30&fbclid=IwAR3I05A3iqUph5Pcb4HvA-8XtFD6I0S_e16e0wcrFw1AEbUxXQSa3Qws5dg

Kreu i ekzekutivit në çdo qytet të vendit që ka vizituar, ka shkuar pikërisht me xhipa e xhama të zi, për t’i ndihmuar kandidatët e tyre që kanë garuar për kryetar të Komunës dhe disa të tjerëve që do të jenë në “luftë” në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosja garon në 12 komuna në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve, ndërsa asnjë qytet nuk e ka fituar me balotazh.

Raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale në komunat që kanë shkuar në balotazh mbahet më 14 nëntor.

Albin Kurti gjatë fushatës në Podujevë
Albin Kurti gjatë fushatës në Podujevë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci