Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, nga sot do të jetë edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës
Ndërkohë, që anëtar të Bordit janë zgjedhur:Shaqir Totaj – Kryetar i Komunës së Prizrenit, z.Bali Muharremaj – Kryetar i Komunës së Suharekës, Xhafer Gashi – Kryetar i Komunës së Obiliqit, Sokol Haliti – Kryetar i Komunës së Vitisë dhe Dragan Petkovic – Kryetar i Komunës së Parteshit.
“Poashtu Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës me shumicë votash ka aprovuar raportet vjetore të vitit 2021 dhe planet për vitin 2022.
Në këtë takim të Kuvendit janë diskutuar edhe tema të lobimit në interes të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës”, shkruhet në njoftim.
