Imami nga Kosova, Labinot Maliqi ka kritikuar rëndë spektaklin “Big Brother VIP”, duke thënë se kush e shikon atë, është i devijuar dhe rob i epshit.
Maliqi përmes një postimi në Facebook tha se duhet të qëndrojmë sa më larg emisioneve të tilla, sepse sipas tij, këto emisione janë fyese ndaj vlerave tona kombëtare e fetare.
“Kush shikon #BigBrother dhe të ngjajshme, janë thjeshtë të devijuar dhe rob të epshit të tyre. Sa më larg këtyre emisioneve epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare, dinjiteti njerëzor, morali dhe besimi do jetë më i pastërt. Turp për të gjithë ata që i servojnë emisione degjeneruese publikut shqiptar”, ka shkruar në Facebook, Maliqi.

“Big Brother Vip” është spektakël i shikuar jashtëzakonisht shumë në Kosovë dhe Shqpiëri.
