Këngëtarja shqiptare, Elina Duni dhe kuarteti i saj do të fillojnë një turne disa ditor në Francë: Charleville-Mezieres, Grignan, Lormont, Roanne dhe në New Morning në Paris.
Ky turne që do të filloj nga data 17 nëntor “Le New Morning”, do të promovoj albumin e fundit të Elina Dunit “Lost Ships”.
Ky album iu dedikohet të gjithë emigrantëve. Pra “migracioni” është temë kryesore në albumin e Dunit.
Në një intervistë të mbajtur muaj më parë, Elina Duni ka bërë të ditur se albumi i radhës do i referohet të kaluarës dhe do të përmbajë tinguj nga folklori shqiptar.
“Ka këngë që i referohen së shkuarës, me tinguj të nxjerrë nga folklori shqiptar dhe mesdhetar, të gjallë edhe sot. Por ne gjithashtu donim të eksploronim tradita të tjera muzikore: gjejmë balada xhaz të përjetshme, këngë franceze, melodi popullore amerikane“, ka thënë Duni.

