Villareali do të takohet me Bayernin sot në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe optimist është shprehur trajneri i ekipit spanjoll, Unai Emery.
Duke folur në një konferencë për shtyp sot, Emery fillimisht reflektoi mbi punën mbresëlënëse të Villarrealit në Champions League këtë sezon.
“Ne përparuam në fazën e grupeve me Manchester United dhe Atalanta, eliminuam Juventusin në një përplasje të madhe, jemi përballur me kundërshtarë të rëndësishëm në Evropë si këtë vit ashtu edhe në të kaluarën.
“E gjithë kjo përvojë na bën të heqim dorë nga koncepti i të qenit surprizë. Por ne duhet të luajmë një lojë perfekte”.
“Ne do të përpiqemi të identifikojmë pikat tona të forta për të parë se ku mund t’i godasim, por gjithashtu do të përpiqemi të luajmë 90 minuta me shpresën për të qëndruar gjallë për ndeshjen e kthimit. Nesër do të jetojmë një moment të veçantë dhe unik. Ne do të luajmë për të”, tha Emery.
Skuadra spanjolle e eliminoi Juventusin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke fituar ndeshjen e dytë 3-0 në Torino për të arritur një fitore të përgjithshme 4:1.
