Të fundit

Koeman do të kthehet te Kombëtarja e Holandës

Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman do ta zëvendësojë Lousi van Gal në krye të Kombëtares së Holandës pas përfundimit të Kupës së Botës 2022 në Katar.

Të dyja palët kanë arritur tashmë një marrëveshje, e cila do të shohë Koemanin të jetë në krye të Holandës deri në Kupën e Botës së vitit 2026.

“Unë jam duke pritur për këtë mundësi të re”, ka thënë fillimisht Koeman.

“Pak më shumë se një vit e gjysmë më parë, nuk u largova nga kombëtarja holandeze për shkak të pakënaqësisë. Rezultatet ishin të mira. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë së shpejti. Kjo është e sigurt për mua”, përfundoi ai.

Para disa ditësh, trajneri aktual i Holandës, Van Gaal zbuloi se aktualisht po lufton me kancerin e prostatës.

Koeman u largua nga kombëtarja holandeze në gusht të 2020 për të marrë drejtimin e Barcelonës, e cila e shkarkoi atë në fillim të këtij sezoni pas disa rezultateve zhgënjyese.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci