Të fundit

SHBA-ja do të sanksionojë vajzat e Putinit

Një zyrtar i lartë i administratës Biden ka thënë të mërkurën se SHBA-ja po sanksionon dy vajzat e rritura të Vladimir Putin, shkruan Sky News.

Sipas tij, SHBA-ja do ta bëjë këtë duke besuar se shumë nga pasuritë e presidentit rus janë të fshehura te anëtarët e familjes.

Sanksionet do të synojnë gjithashtu gruan dhe vajzën e ministrit të jashtëm, Sergei Lavrov.

Zyrtari ka thënë se nëse Putini do të ndryshonte kursin në Ukrainë, sanksionet e SHBA-së, potencialisht mund të ngadalësohen dhe ndoshta të kthehen prapa.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që ndalon investimet e reja në Rusi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci