Të fundit

Studentët dalin kundër këngëtares Besiana Mehmedi

Këngëtarja e njohur, Besiana Mehmedi, njëherësh profesore në Fakultetin e Muzikës në Tetovë është bërë arsyeja përse prej javësh, studentët po e bojkotojnë lëndën e saj.

Studentët mes tjerash kanë protestuar për shkak të gjuhës kërcënuese e bullizuese të Mehmedit.

“Edhe pse ka vite që gjuha e profesoreshës inordinare Besiana Mehmedi ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër çdo kodeksi etik të sjelljes, ditëve të fundit situata po bëhej gjithnjë më e padurueshme, sidomos me rastin e fundit ku reagimi në “Facebook” i njërit prej studentëve në një postim, u bë “shkak” që kjo e fundit përdori një gjuhë që nuk i ka hije një profesoreshe si dhe kreu vepër penale duke e kërcënuar atë se “do e kap për fyti” dhe se me paralajmërimin se në të ardhmen duhet të “kemi kujdes si sillemi në Facebook”, tha në protestë Ardi Lena, Student në Fakultetin e muzikës USHT.

https://www.youtube.com/watch?v=N2hsvNSGH8c

Poashtu, studentët kanë pretenduar se një prej kolegeve të tyre ka përfunduar në spital pas sjelljeve të profesoreshës Mehmedi e cila sipas tyre mes tjerash i ka kërcënuar studentët, se “do t’i kapë për fyti”.

Protestës i është bashkuar edhe vokalisti i “Elita 5”, Arif Ziberi.

Deri tani, Mehmedi nuk është deklaruar për akuzat.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci