Të fundit

Tërheqja e 95 mijë eurove, arrestohet një ish-drejtor i BKT-së

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë sot dy persona të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën BKT në Ferizaj, transmeton Paparaci.

Siç shkruhet në njoftim të ndaluarit janë I.A. ish-Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë dhe Sh.B., punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale.

“Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja e shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare BKT-së në Ferizaj”, njofton Prokuroria.

Të ndaluarit dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci