Të fundit

“Eliminohet” nga konkursi, inxhinieri i xehetarisë ankohet zyrtarisht: Më manipuluan

Një konkurs publik në Korporatën Energjetike të Kosovës, punësoi 128 persona nën dyshimet për shkelje të rënda etike e profesionale.

Megjithatë, pati edhe prej atyre që edhe pse i plotësuan kushtet, dyshohet se u “eliminuan” për t’u bërë vend punësimeve nepotiste në ndërmarrjen publike.

Kësisoj, një inxhinier i xehetarisë nga Fushë Kosova, nga disa të tjerë, ka parashtruar ankesë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai, anonimisht për Paparacin ka rrëfyer dyshimet për manipulime në vlerësimin e aplikantëve. Është shprehur se përveç se e ka të përfunduar shkollën e mesme teknike dhe fakultetin e xehetarisë, ka edhe përvojë të punës.

Sërish, ai nuk është përzgjedhur për pozitën manipulues i shiritave transportues.

Aplikanti thotë se testin me shkrim e ka kaluar me sukses, por gjatë intervistimit me gojë “kanë ndodhur manipulime” që kanë dërguar në mos-pranimin e tij në KEK.

“Për habi timen se si ka ardhur deri te ndryshimi i pikëve nuk e di, por jam i bindur se në këtë rast ka manipulime dhe keqpërdorime nga ana e komisioneve që janë formuar në KEK”, vijon ankesa e tij në KEK, teksa pretendon se pranimi i punëtorëve në këtë ndërmarrje publike është bërë në baza partiake dhe familjare.

Madje, ai ka kërkuar edhe ta shohë testin që e ka përmbushur apo që t’i nënshtrohet përsëri testimeve në këtë konkurs.

“Prandaj, njoftimi me të cilin jam njoftuar është plotësisht në kundërshtim me ligjin e punës dhe aktet e tjera të KEK sh.a.”, thuhet në ankesën e tij drejtuar Korporatës Energjetike të Kosovës, të enjten.

“Mbetem me shpresë se ankesa do të shqyrtohet dhe e njëjta do të vendoset pozitivisht, me njoftim se i kam plotësuar të gjitha kriteret dhe i plotësoj kushtet për të filluar me punë”, ka thënë në kushte anonimiteti aplikanti, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.

Sipas një hulumtimi të Paparacit, punësimet familjare e partiake në konkursin e fundit në KEK kanë komprometuar procesin.

Anëtarët e Komisionit vlerësues kanë pranuar në punë djem e vëllezër të tyre. Rasti më i rëndë është ai i punësimit të djalit të zyrtarit kryesor të Auditimit, Ismet Vrapçani.

Dëshmitë që u publikuan nga Paparaci vendosën në lëvizje Prokurorinë Themelore në Prishtinë e cila inicioi hetime ndaj procesit të martën.

Nepotizëm, konflikt interesi, punësime militantësh – krimi i pushtetit me punësime në KEK

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci