Të fundit

Mali i Zi shpall non grata katër diplomatë rusë

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, të enjten shpalli persona të padëshiruar edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.

“Nota formale për këtë vendim, ku parashikohet një afat prej shtatë ditësh për t’u larguar nga territori i vendit tonë, i është dorëzuar sot ambasadorit rus “ thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Ministria Jashtme malazeze e ka marrë vendimin në bazë të vlerësimit të organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për veprimtarinë e diplomatëve rusë dhe sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, ka bërë të ditur kjo ministri.

Në fillim të marsit, Ministria e Jashtme e Malit të Zi e ka shpallur person të padëshiruar edhe një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci