Të fundit

‘Big Brother VIP’, kush është banori i ri që hyri në shtëpi

Edhe këtë të martë, në shtëpinë e Big Brother VIP ka hyrë një personazh i ri. Pas daljes së Sheilës dhe Palomës të shtunën, mbrëmjen e sotme, Big Brother ka menduar të dërgojë mes banorëve një aktor të njohur të teatrit shqiptar.

Me një numër të konsiderueshëm rolesh të suksesshme, Igli Zarka vijon të shijojë frytet e talentit të tij, por njëkohësisht punon edhe si pedagog në një universitet privat në Tiranë.

Igli është aktor edhe i disa roleve në kinema. Ai ka luajtur së fundmi në serialin ‘Nina’ që transmetohet në RTSH, si edhe në filmin ‘Albanian Virgin’ që pati premierën vetëm pak javë më parë.

Zarka ka qenë gjithashtu protagonist i dramës psikologjike ‘Equus’ që është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar disa vite më parë, duke u bërë kështu i pari aktor që është shfaqur nudo në një shfaqje teatrale në vendin tonë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci