Hendbollisti i njohur kroat, Denis Tot, ka përfunduar në spitalin e Shkupit pasi që u rrah brutalisht në një diskotekë.
Tot hendbollist i skuadrës Buteli i Ohrit, ka pësuar fraktura të shumta të shkaktuara nga goditjet me sende të forta në të gjithë trupin.
Familja e hendbollistit kroat ka mbërritur në Maqedoninë Veriore, mirëpo autoritetet kroate janë ankuar se pamjet e klubit të natës ku ndodhi rasti janë fshirë.
