Reality-show i famshëm “Big Brother”, pas një pauze katër vjeçare u rikthye sërish në ekran por kësaj here në një format ndryshe pasi këtë radhë pjesë e shtëpisë së famshme janë personazhet e njohura të show bizit shqiptar.
Që nga fillimi i spektaklit kanë hyrë e janë larguar shumë konkurrent. Mbrëmë në shtëpi hyri aktori, Igli Zarka, ndërsa gjatë ditës së djeshme është raportuar për dy hyrje krejtësisht të tjera, ish-konkurrenti i sezonit të parë të “Big Brother” Olsi Mingomata dhe DJ i njohur kosovar, DJ Dagz.
Por, burimet kanë zbuluar se dy emrat që do të hyjnë të premten mbrëma janë dy DJ e njohur kosovar, DJ Dagz dhe DJ PM.

