Të fundit

Rusia dëbon 45 punonjës të ambasadës polake

Rusia ka dëbuar 45 punonjës të ambasadës dhe konsullatës polake, tha sot Ministria e Jashtme e Moskës, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Ministria tha se anëtarët e stafit ishin shpallur “persona non grata” në përgjigje të dëbimit nga Varshavë të diplomatëve rusë nga Polonia muajin e kaluar.

Në mars, Ministria e Jashtme e Polonisë tha se 45 diplomatë rusë ishin urdhëruar të largoheshin nga vendi pasi dyshoheshin se punonin për inteligjencën ruse – akuza të cilat Rusia pretendonte se ishin të pabaza.

Lëvizja e Polonisë për të dëbuar diplomatët pasoi vendime të ngjashme në tre vendet baltike të Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë, të cilat dëbuan gjithsej 10 diplomatë rusë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci