Të fundit

Rita Ora dhe Dua Lipa radhiten në listën e këngëtarëve më të pasur britanikë

“Heat rich list” ka zbuluar listën me emrat e këngëtarëve më të pasur të Britanisë dhe Irlandës.

Ed Sheeran, 30 vjeç, ka ruajtur vendin e tij të parë si artisti më i pasur britanik për të tretin vit radhazi, me fitime vjetore prej 277.9 milionë euro.Harry Styles, 27 vjeç, u rendit i dyti, duke grumbulluar 94 milionë euro, ndërsa Jesy Nelson, 30 vjeçe, e gjeti veten në listë për herë të parë që nga largimi prej grupit “Little Mix” këtë vit, duke fituar 15.8 milionë euro.

Grupi “Little Mix” e gjeti veten në vendin e tretë, me 78.3 milionë euro të hyra vjetore.Niall Horan e gjeti veten dy vende prapa ish-shokut të grupit, Harry, me të ardhurat 67.5 milionë euro të yllit irlandez që u rendit në vendin e katërt në listë.Shumica e fitimeve të tij vijnë nga karriera e tij si “One Direction”, megjithatë 28-vjeçari gjithashtu i rriti të ardhurat me muzikë solo dhe investime në biznes.

Në vendin e pestë ishte Cara Delevingne (52 milionë funte), kompania e së cilës “Cara & Co” realizoi fitime prej 9.6 milionë funteve (11.2 milionë euro), vitin e kaluar.Louis Tomlinson dhe Liam Payne zunë vendin e gjashtë të përbashkët me 55.2 milionë euro secili, ndërsa Zayn Malik nuk ishte shumë prapa, duke pasur fitime vjetore në vlerë 44.6 milionë euro, gjë që i dha atij vendin e nëntë në listë.

Me 51.1 milionë euro në emër të saj, artistja Dua Lipa ishte në vendin e tetë. Jo vetëm që albumi “Future Nostalgia” i yllit ishte një sukses mbarëbotëror, por ajo gjithashtu ka siguruar partneritete me të ardhura të larta me kompanitë e famshme si: “Versace”, “YSL”, “Puma” dhe “Evian”.Në vendin e dhjetë ishte Sam Smith me 43.2 milionë euro të hyra vjetore. Këngëtari ka shitur mbi 30 milionë albume në mbarë botën, por së fundmi ai mori 215 mijë euro për të kënduar hitin e tij “Stay With Me” në dasmën e një trashëgimtari të një kazinoje në Las Vegas.Në vendin e 13-të të listës së artistëve më të pasur britanikë, renditet artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka të hyra vjetore në vlerë 31.1 milionë euro.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci