Edon Zhegrova, ka shënuar një nga golat më të mirë të javës në Ligue 1 të Francës, tetë minuta pasi u inkuadrua në fushën e lojës për ekipin e tij, Lille.
Sulmuesi kosovar arriti që ta barazojë rezultatin për ekipin e tij në sfidën ndaj Angers, me golin e shënuar në minutën e 74-të.
Ky për Zhegrovën ishte goli i dytë në këtë sezon për Lille, pasi golin e parë e kishte shënuar ndaj Clermont një muaj më parë.
