Të fundit

Hajdari konfirmon aksidentin: Një fëmijë u përplas në veturën time

Rozeta Hajdari ka thënë se një fëmijë është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, në të cilin është përfshirë ajo sot në mesditë.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Industrisë, tha se aksidenti në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, ndodhi gjersa po kthehej me veturën e saj personale për në banesë.

Gjatë vozitjes, ministrja e Qeverisë së Kosovës tha se papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën. Tha se njëri nga ta u përplas në veturën e saj.

Ajo tha se me shqetësim menjëherë ka reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit.

“Ndjehëm më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmiut i uroj shëndet e jetë të gjatë”, shkroi ministrja Hajdari në Facebook.

Bazuar në formularin e pasurisë, të plotësuar pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), ministrja Hajdari ka deklaruar se vozit një veturë Ford Fiesta të vitit 2005. Sipas deklarimit të ministres, vetura vlen tre mijë euro.

Paparaci, ka tentuar sot gjatë ditës të kontaktojë me ministren Hajdari, por ajo ka qenë e paqasshme në telefon. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci