Të fundit

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Feros

Sot me fillim nga ora 09:00 në Pallatin e Drejtësisë është mbajtur gjykimi ndaj reperit, Fero dhe Mehmet Elshanit, të cilët ditë më parë janë dorëzuar në polici, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt, menaxherit të disa prej artistëve shqiptarë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Feros dhe Mehmet Elshanit, Blend Gjini.

“Nga ora 09:00 është seanca në pallatin e drejtësisë”, ka thënë Gjini.

Pas arrestimit të Feros dhe Elshanit ka reaguar edhe menaxheri Agaj i cili ishte viktima e këtij rasti.

Ai ka thënë se Fero dhe menaxheri i tij kanë shkuar në studion e tij dhe më pas e kanë sulmuar atë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci