Të fundit

LDK-ja humb fuqinë në Asamblenë e Ferizajt, rritet LVV-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë tetë asamblistë më pak në Kuvendin Komunal të Ferizajt pas konstituimit të legjislaturës së radhës.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, LDK-ja ka fituar katër mandate në Asamblenë Komunale të Ferizajt. Tetë mandate më shumë kishte siguruar në zgjedhjet e kaluara komunale, raporton Paparaci.


Rezultatet për Asamble Komunale në zgjedhjet lokale 2017

Ndërkaq, fuqinë brenda Asamblesë Komunale në Ferizaj e ka rritur Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e 17 tetorit ka siguruar nëntë ulëse në kuvend – dy më shumë sesa kishte fituar në zgjedhjet e 2017-s.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës është rritur brenda Asamblesë Komunale në Ferizaj. Nga 13 mandatet aktuale, nga zgjedhjet e fundit PDK-ja ka shkuar në 17 mandate.


Rezultatet për Asamble Komunale në zgjedhjet lokale 2021

PDK-ja ka fituar pa balotazh në raundin e parë të garës për kryetar të Komunës së Ferizajt. Agim Aliu do ta udhëheqë Ferizajn së paku edhe për katër vjet. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci