Të fundit

Ronaldo shpëton Manchester United nga humbja

Manchester United arriti të barazonte shifrat 2:2 me Atalantën në minutat e fundit shtesë falë golit të sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo.

Atalanta e filloi më mirë sfidën duke shënuar në minutën e 12-të të ndeshjes, falë golit të Josip Ilicic.

Ishte pikërisht Ronaldo ai që barazoi shifrat edhe për rezultatin 1:1, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në mënyrë të barabartë.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua me shumë sulme nga të dyja palët por sërish ishte Atalanta që kaloi në epërsi në minutën e 56-të.

Derisa italianët menduan se ndeshja përfundoi, në fushë nuk u dorëzua Ronaldo i cili me një goditje jashtë 16 metërshit realizoi golë, duke e mbylluar ndeshjen me rezultat 2:2.

“Djajtë e kuq” kryesojnë Grupin F me shtatë pikë kurse Atalanta gjendet në pozitën e tretë me pesë pikë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci