Të fundit

Ish-shefi i AKI-së: Shërbimi Sekret serb kishte tentuar të vriste Hashim Thaçin

Tani kur Dick Marty është kthyer në një prej emrave më të përmendur në vend dhe jashtë, çështje të shumta janë kthyer në diskutim.

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj ka dhënë një deklaratë të pathënë më parë.

Smakaj deklaroi se Shërbimi Sekret serb kishte tentuar që ta vrasin ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Smakaj tha se tentim-vrasja ndaj Thaçit ishte bërë më 2014.

Asokohe Thaçi po ushtronte postin e kryeministrit të Kosovës, pra në periudhën 2011-2014.

Smakaj poashtu deklaroi se vrasja e Thaçit po planifikohej të bëhej me snajper.

Këtë deklaratë ish-kreu i AKI-së e bëri në emisionin Pressing në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci