Të fundit

Kuçi e quan fushatë të sponsorizuar raportimet për dallavere me vota në Junik

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, e ka quajtur fushatë të sponsorizuar nga kundërshtarët e tij, raportimet e fundit se djali i tij, Flamur Kuçi dhe zyrtarja e Komunës së Junikut, Blerina Sallaj, dyshohen për dallavere me vota në këtë komunë.

Ai ka shtuar se veprime të tilla janë bërë me qëllim që të mposhtet partia e tij në këtë komunë, mirëpo sipas tij, këto veprime vetëm e kanë forcuar edhe më shumë.

“Siç edhe e keni vërejtur edhe ju, ditëve të fundit unë dhe familja ime jemi linçuar, fyer, ofenduar, shantazhuar dhe kërcënuar nga disa media të sponzorizuara e të financuara nga kundërshtarët e mi politik dhe qarqe të caktuara politike. E kam thënë dhe e përsëris me përgjegjësi të plotë morale, juridike dhe penale qe nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, përveç se një skenar i orkestruar nga akterë të caktuar nga kampi i kundërshtarëve politik, të cilëve u janë bashkuar disa individ (miq të kampit kundërshtarë, që janë vënë fatkeqësisht në dispizicion të tyre) nga Policia e Kosovës, Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor, për të na përbaltosur në kohë fushate të zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin tim, bashkëpunëtorëve dhe të familjes sime”, ka shkruar ai në Facebook.

“Deklarohem, se këto veprime, vetëm sa na kanë forcuar, jo vetëm mua, por gjithë simpatizantët  e qytetarët bujarë të Junikut, në rrugën tonë, për të dalur triumfues, sepse fitorja nuk arrihet me shantazhe, sulme linçuese, ofendime e fushatë të ndyer!”, ka shtuar Kuçi.

 

Kujtojmë se ndaj Falmur Kuçit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci