Të fundit

Llapi përmbysë rezultatin e Prishtinës

Skuadra e Llapit ka shënuar sot fitore me rezultat solid 2:0 kundër kampionit aktual të Superligës së Kosovës, Prishtinës, ndeshje kjo e vlefshme për atë të kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra e Llapit me ndihmën e dy golave ka arritur ta përmbysë epërsinë e Prishtinës nga ndeshja e parë, kështu duke siguruar biletën e fundit drejt finales së Kupës së Kosovës.

Fillimisht, ishte Bianor Neto ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në ndeshje, ku shënon në minutën e 58’ për të kaluar “Legjendat” në epërsi prej 1:0.

Golin e dytë për llapjanët, dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Valmir Veliu, i cili shënon në minutën e 79’ për rezultatin final 2:0.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 2:1 në favor të Prishtinës, ndërkaq me dy golat e sotëm të Llapit, ky i fundit kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Tanimë, kanë përfunduar të dy ndeshjet e gjysmëfinales ku edhe është vendosur çifti i finales, ku aty do të përballen Llapi dhe Drita.

Rezultati i ndeshjes së sotme është 2:0, ndërsa rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 3:2 në favor të Llapit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci