Të fundit

​Një viktimë nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 56 raste të reja me koronavirus nga 907 testime dhe një person ka vdekur si pasojë e sëmundjes infektuese.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në spital janë të shtruar gjashtë të infektuar dhe një prej tyre është në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 27. Janë 371 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 36 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 274.376 raste pozitive, 270.510 janë shëruar, 371 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.495 pacientë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci