Erik ten Hag, pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Manchester United dhe sipas raportimeve të fundit Ronaldo nuk është në planet e tij.
Sipas raportimeve nga “Daily Star”, Ten Hag i ka njoftuar drejtuesit e klubit se Ronaldo mund të largohet gjatë verës.
37-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023 dhe me të drejtë vazhdimi edhe për një vit, mirëpo rikthimi i tij në Angli duke se nuk do të zgjasë shumë.
Trajneri holandez pritet të zyrtarizohet në krye të Unitedit gjatë javës së ardhshme, pasi tashmë ka arritur marrëveshjen.
