Të fundit

Avioni i madh ushtarak ateron në Kosovë

Një aeroplan A400M i forcave ajrore të Britanisë së Madhe, fluturoi nga “RAF Brize Norton” në aeroportin e Prishtinës.

Fotografitë edhe informacionet për aterimin e këtij aeroplani i ka bërë KFOR përmes një postimi në Facebook.

Aterimi i këtij aeroplani u bë me qëllim për të kryer një operacion ndihmës në Kosovë për forcat tokësore ushtarake britanike të dislokuara në KFOR.

Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra.

A400M operohet gjithashtu nga forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë duke formuar shtyllën kurrizore të transportit ajror të NATO-s.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci