Modelja e njohur, Bella Hadid me origjinë nga Palestina së fundmi është përballur me një problem në rrjetin e saj social në Instagram. Modelja Hadid kishte publikuar disa imazhe në përkrahje të shtetit palestinez.
Teksa ka postuar një fotografi në Instagram, modelja ka shkruar: “Instagram më ka pamundësuar të postoj në story, supozoj se kjo ndodh vetëm kur postoj për Palestinën.
Menjëherë më ndalohet të postoj tutje dhe pothuajse 1 milion prej jush nuk mund t’i shohin postimet e mia në profil”.


Supermodelja Bella Hadid mori pjesë në një demonstratë palestineze në Nju Jork më 15 maj 2021.
24-vjeçarja u pa duke mbajtur një flamur palestinez.

Bella Hadid është një supermodele e lindur në Los Angles, Kaliforni.
Babai i treshes është Mohamed Hadid , një palestinez arab i cili ka lindur në Nazaret, Izrael./Paparaci.com
