Të fundit

Shteti harron heroin e kombit Shkëlzen Haradinaj

Sot janë bërë 23 vjet, që kur forcat serbe vranë Dëshmorin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj, e për ta përkujtuar jetën dhe veprën e tij, e të bashkëluftëtarëve të tjerë, sot drejt Gllogjanit janë nisur shumë qytetarë, shkruan Paparaci.

Përveçse nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e “Epopesë së Dukagjinit”, më 24 mars, kryeministri Albin Kurti sot nuk e ka përkujtuar as rënien heroike të Shkëlzen Haradinajt, njërit prej figurave kryesore të UÇK-së, i cili është vëllai i Ramush Haradinajt.

Megjithatë, Kurti për këtë ditë ka përkujtuar ditëlindjen e ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci.

E në ditën e 23-vjetorit të rënies së Shkëlezen Haradinajt, ish-komandant për Operacione Luftarake në Zonën Operative të Dukagjinit, nuk u përkujtua as nga presidentja Vjosa Osmani.

Ish-luftëtari i shquar i UÇK-së nuk është kujtuar as nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ky i fundit, është edhe më i rregullt se shefi i qeverisë në përvjetorët e luftërave të UÇK dhe përvjetorët e masakrave serbe mbi popullatën civile në Kosovë.

Përvjetorët e tilla Konjufca i nderon edhe duke bërë homazhe në komplekset e varrezave.

Gjeneral Shkëlzen Haradinaj dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, kishin rënë në betejën e Maznikut.

Qeveria aktuale kishte injoruar edhe përvjetorin tradicional “Epopeja e Dukagjinit”, e cila është mbajtur më 24 mars.

Në ceremoninë e 24-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” kishin marrë pjesë mijëra qytetarë, por jo edhe zyrtarët e lartë të Qeverisë.

Ndryshe prej ezkekutivit, Vjosa Osmani, kishte përkujtuar këtë epope përmes një deklarate për medie.

Sot është shënuar 23-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkëlzenit, që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili ki shte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

Por, e gjithë familja Haradinaj dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri të vendit. /Paparaci/

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci