Të fundit

OBSH miraton edhe një vaksinë kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinën urgjente të një prodhuesi indian për përdorimin urgjent kundër koronavirusit.

OBSH-ja tha se përfitimet e përdorimit të vaksinës Covaxin “i tejkalojnë rreziqet” dhe se ajo është “jashtëzakonisht e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për shkak të kërkesave të lehta për ruajtje”, përcjell Papraci.

Covaxin prodhohet nga kompania Bharat Biotech dhe efektiviteti i saj është rreth 78 për qind.

Gjashtë vaksinat e tjera kundër koronavirusit, të miratuara nga OBSH-ja, janë: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna, Sinopharm dhe Sinovac.

Miratimi nga OBSH-ja hap rrugën që vendet pa rregullatorë mjekësorë, t’i ndjekin udhëzimet e kësaj organizate për përdorimin e vaksinave.

Ndërkaq, rregullatori i barnave në Indi e ka autorizuar përdorimin e Covaxin-it qysh në janar, kurse deri në mes të tetorit, në Indi janë dhënë mbi 110 milionë doza të kësaj vaksine.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci