Ish – banorja e BBV -së, Einxhel Shkira ka pësuar një lëndim në gjurin e saj. Arsyen e këtij lëndimi Einxhel nuk e ka treguar.
Teksa ka shpërndarë një fotografi në Instastoryn e saj ajo ka shkruar “Të marrin mësysh, edhe të ndodh diçka”.

Moderatorja hyri në shtëpinë e famshme disa javë pas nisjes së BB VIP, por ka humbur rastin për t’u shpallur fituese duke dalë e treta në garën për çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.
Ajo dhe dj i njohur kosovar, DJ Dagz po shijojnë lidhjen e tyre të cilën e filluan brenda shtëpisë së BBV-së.
