Ylli i Manchester United ka pësuar një aksident me makinën e tij sot në mëngjes, derisa ishte duke udhëtuar për në stërvitje
Për fat të mirë, Fernandes nuk ka pësuar ndonjë lëndim dhe pritet të bashkohet me shokët e tij të skuadrës.
27-vjeçari ishte duke vozitur një veturë të markës Porsche me vlerë rreth 100 mijë euro, teksa ishte përplasur me një veturë të markës, Volkswagen.

Të dy shoferët për fat të mirë janë në gjendje stabile, ndërsa veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Manchester United do të takohet nesër me Liverpool, ndërsa mbetet të shihet nëse Fernandes do të inkuadrohet në lojë.
