Liverpool dhe Manchester United do të takohen sot në “Anfield Road” në kuadër të xhiros së 32-të në Premier Ligë.
“The Reds” vijnë në këtë ndeshje pas barazimit me rivalin për titull Manchester City dhe duhet të marrin tre pikë të plota për të vazhduar luftën drejtë titullit në futbollin anglez.
Nga ana tjetër, Manchester United po lufton për të arritur pozitën e katërt e cila momentalisht mbahet nga Tottenhami me tre pikë më shumë.
Për “Djajtë e Kuq” nuk dihet nëse do të paraqitet portugezi Cristiano Ronaldo i cili të hënën njoftoi se ka vdekur foshnja e tij e po sa lindur.
Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Firmino, Mane.
Manchester United: De Gea; Dalot, Maguire, Lindelof, Telles; Fernandes, Matic, Pogba; Elanga, Sancho; Rashford.
