Real Madrid ka shënuar fitoren e rradhës duke mposhtur Shaktar Donetsk me rezultat 2:1, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin D.
Real Madrid kaloi në epërsi në minutën e 14-të, për madrilenët shënoi sulmuesi francez Karim Benzema. Ishte ky njëherësh goli I 1000-të për Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Rezultatin e ndeshjes e barazoi braziliani Fernando në minutën e 39-të.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në mënyrë të barabartë.
Benzema u tregua përseri I saktë duke shënuar për rezultatin 2:1.
Real Madrid gjendet në pozitën e parë në tabelë me nëntë pikë.
