Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar pasi partitë opozitare e kanë lëshuar seancën e kuvendit ditën e sotme.
Ajo ka shkruar në Facebook se, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja për herë të parë bënë të mundur që të mos votohej një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ajo çka nuk ka ndodhur kurrë në Kuvendin e Kosovës u bë sot realitet nga PDK+LDK+AAK. Dolën jashtë e nuk morën pjesë në votim për Marrëveshjen për ndihmë juridike falas me Republikën e Shqipërisë. A ka çështje mbi politikën ditore? Ka. Sot ishte kjo marrëveshje”, ka shkruar ajo në Facebook.
Gjatë ditës së sotme seancën plenare të kuvendit e kanë lëshuar partitë opozitarë në shenjë revolte për mos votimin e Komisionit Hetimor për Energjinë nga ana e LVV-së.
Përveç kësaj partia AAK ka bërë të ditur se do ta bojkotojnë punën e kuvendit derisa të behet e mundur themelimi i këtij komisioni.
